Transmetuar më 14-10-2023, 12:30

Tiranë – I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta (xhelozie), pas reagimit të policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u informuan sot se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare.

Dy gratë, Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj akuzohen se e kishin kanosur 46 vjeçaren për motive të dobëta dhe po e mbanin peng, për arsye xhelozie.

menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara.

Ato janë shtetaset Anila Qose, 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe Erinda Lekgegaj, 36 vjeçe, banuese në Tiranë, raporton noa.al.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën "Egnatia", kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.