
Neymar dhe festat e harbuara, një histori e gjatë dashurie! Gjatë kohës së tij te PSG, braziliani u veçua kritikua shpesh për aventurat e natës, të cilat do të dëmtonin paraqitjet e tij në fushë.
Ndërsa Brazili mori një barazim të trishtuar në shtëpi kundër kombëtares modeste të Venezuelës, ish-numri 10 i kampionëve francezë e gjen veten në një polemikë të madhe, që përfshin edhe bashkatdhetarin e tij Vinicius Junior.
Në të vërtetë, gazetari dhe prezantuesi Matheus Baldi shpjegon në rrjetet e tij sociale se Neymar kishte organizuar një festë në shoqërinë e lojtarit të Real Madridit, si dhe Richarlison, sulmuesit të Tottenham, në hotelin e “Seleçao”, në prag të ndeshjes kundër venezuelianëve, shoqëruar nga femra.
Mjaft për të vënë në pikëpyetje performancën e pesë herë kampionëve të botës, që ngecën për habinë e të gjithëve në këtë kualifikuese të lehtë në letër për Kupën e Botës 2026.
Ja çfarë shkruan Matheus Baldi në rrjetet e tij sociale: “Nuk ishte aq shumë barazimi i kombëtares braziliane me Venezuelën që u bë temë në Cuiabá, por më tepër një ‘party’ e mundshme e disa lojtarëve, e organizuar të enjten, më 12 tetor.
Në një audio që qarkullon nëpër qytet, një grua tregon se Neymar kishte qëndruar me Rebeca Ribeiro, Vinicius Jr kishte qëndruar me Leticia Sogiro dhe Richarlison me Rita Lopes. Në një video që po bëhet “virale”, disa persona indetifikohen lehtësisht në atë festë të harbuar.
Biondja që shfaqet është influencuesja Leticia Sogiro, duke u larguar në mëngjes nga hoteli ku qëndronte skuadra braziliane. Dje, Rebeca, e akuzuar për takimin e dyshuar me Neymar, madje ka ngarkuar një foto në internet me lojtarin që e quan “vëlla” dhe sot, pas gjithë polemikave në qytet, postoi një video duke folur për thashethemet.
Madje, Rebeca kërcënon se do t’i padisë disa njerëz. Leticia dhe Rita ende nuk kanë komentuar në rrjetet e tyre sociale se çfarë mendojnë për këtë video kompromentuese për yjet e kombëtares së Brazilit".