Transmetuar më 14-10-2023, 09:31

FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier duke shkaktuar plagosjenne dy personave, raporton noa.al.

Automjeti tip “Volkswagen” me targa AB 686 DM që drejtohej nga një grua ka përplasur dy shtetas.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”, Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd