Transmetuar më 13-10-2023, 23:35

Performanca e Fifit javën e kaluar ishte ndër më të pëlqyer. Këngëtarja erdhi sot me një vals, me qëllimin për të qenë sërish ndër konkurrentët me më shumë pikë.

Kjo performancë ishte më e veçantë për Fifin, që kërceu nën ritmin e hitit të saj “Marova”.

“Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Olta Gixhari. Ndërsa Graciano tha se këngëtarja është konkurrentja më korrekte dhe ndjek me rigorozitet dietën, aq sa për një javë ka humbur 6 kilogram.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd