Transmetuar më 13-10-2023, 20:12

Më parë, këshillat për dremitjen ishin jokonsistente, të ndërlikuara dhe shumë të kushtëzuara

Studiuesit nga Kolegji Universitar i Londrës dhe Universiteti i Republikës së Uruguait ekzaminuan lidhjen midis gjumit të rregullt të ditës dhe koshiencës.

Në këtë studim gjigand morën pjesë 375 mijë shtetas britanikë, raporton noa.al.

Këta dy faktorë janë lidhur nga studimet vëzhguese në të kaluarën.

Për shembull, ky raport tregon rezultatet e një studimi të vitit 2009 që arriti në përfundimin se një sy gjumë i shkurtër 15-minutësh është i dobishëm për kryerjen e disa aftësive njohëse menjëherë pas atij gjumi.

Megjithatë, autorët e studimit donin të dinin më shumë:

A është dremitja e përditshme një shkak i drejtpërdrejtë i koshiencës së shëndetshme dhe vëllimit më të madh të trurit tek individët që e bëjnë gjumin e drekës rregullisht, krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë?

Ekipi përdori një metodë të quajtur randomizimi Mendelian për të analizuar të dhënat gjenetike të më shumë se 375,000 pjesëmarrësve nga studimi i Biobank Britanik.

Duke parë disa pjesë të ADN-së që mendohet se lidhen me dremitjen e zakonshme, ata krahasuan shëndetin kognitiv dhe strukturën e trurit (nga MRI-të e trurit) të njerëzve që kanë këto variacione të zakonshme të gjeneve të gjumit me ata që nuk e kanë.

Studimi veçon se mungesa e gjumit mund të shkaktojë nervozizëm, depresion, sëmundje kardiovaskulare, ulje të imunitetit, refluks në stomak, dhimbje muskujsh, dhimbje koke, alergji, nervozizëm, mungesë të aftësive mendore, humbje të masës muskulore, ulje të oreksit…

Të gjithë këta janë faktorë që mund të prishin ekuilibrin e përgjithshëm të organizmit, ndaj është e rëndësishme t’i jepet trupit kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe për t’u rigjeneruar.

Rekomandohet që gjumi i ditës të zgjasë nga 20 deri në 30 minuta, por sigurisht jo më shumë se 90 minuta. Është gjithashtu e rëndësishme që të mos jetë vonë pasdite, pra shumë afër kohës së rregullt ose të zakonshme të gjumit.