Transmetuar më 13-10-2023, 15:28

SHBA- Aeroporti i Filadelfias në SHBA është tronditur ditën e sotme nga një sulm me armë, që i ka marrë jetën një efektivi policie.
Sipas mediave vendase, raportohet se disa persona tentuan të grabisnin një makinë në parkingun e aeroportit.
Në momentin që këta persona i janë afruar mjetit dhe kanë tentuar të hyjnë brenda tij, polciia ka ndërhyrë por është përballur me plumba nga agresorët.
Për pasojë, një efektiv ndërroi jetë dhe një tjetër u plagos rëndë, teksa tashmë autorët janë arrestuar.
Policia tha se kanë nisur hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes.