Transmetuar më 13-10-2023, 13:14

TIRANË-Emiljano Nina, 28-vjeçari i arrestuar për aksidentit e ndodhur në 23 Gusht në digën e Liqenit të Tiranës ka zbuluar detaje të reja në dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

I riu sipas raportimeve thotë në dëshminë e tij se gjatë momentit që ka ndodhur aksidenti “ka qenë në efektin e oksid azotit” e njohur ndryshe si droga e tullumbaces.

“Kisha pirë azot dhe po lëvizja me 180 km në orë”, u shpreh ai.

Nina akuzohet për 7 vepra penale nga prokuroria, përvec akuzave për aksidentin ai kërkohej nga policia dhe për dhunë në familje.

Si ndodhi aksidenti?

Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga “Rruga e Kosovarëve” hyri mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar.

Më pas është ngjitur më shumë se 15 m skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku dhe muri i digës e ka ndaluar të përfundonte në liqen.

Për këtë aksident pas hekurave qëndron edhe 26-vjecari Eldi Allushi.

Nga ana tjetër Emiljano Nina njihet si kushëriri i Ervis Martinaj.