
Ditën e Premte vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me vlera të larta presioni e mbizotërim të motit të kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen :
Në zonat malore 9/26°C,
Në zonat e ulëta 10/29°C
Në zonat bregdetare 14/27°C
Në Kosovë
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Ngrohtë e me kthjellime mbetet moti deri në fundjavë. Të dielen mbrëma vransirat fillojnë të shtohen.
Në fundjavë edhe pritet të regjistrohen temperatura prej 26C e 28C, lokalisht. Nga e hëna temperaturat pësojnë rënie të theksuar edhe për 10C deri në 14C e 15C, maksimalet, derisa priten kushte edhe për të reshura shiu.