
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të enjten se po organizon fluturime evakuimi për të ndihmuar amerikanët të largohen nga Izraeli.
Ky zhvillim vjen ndërsa lufta me Hamasin përshkallëzohet dhe numri i të vdekurve në konflikt rritet.
Izraeli po shkatërron Gazën me sulme dhe po përgatit një pushtim tokësor të territorit palestinez në përgjigje të sulmit brutal të fundjavës së Hamasit ndaj ushtarëve dhe civilëve izraelitë.
Ndërsa numri i të vdekurve në Izrael nga tërbimi i përgjakshëm i Hamasit u rrit, imazhet nga brenda territorit palestinez të mbushur dendur me municion dhe plotësisht të bllokuar treguan shumë lagje të rrafshuara.
Shkalla e kundërsulmit të Izraelit bëri që një grup ekspertësh të pavarur në Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë – duke dënuar krimet e luftës “të tmerrshme” të kryera nga Hamasi – se “sulmet ushtarake pa dallim kundër popullit tashmë të rraskapitur palestinez të Gazës” përbënin “dënim kolektiv”.
"Kjo është absolutisht e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbën një krim lufte," shtuan ata.
Dënimi i tyre erdhi pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Izraelin, duke u zotuar për mbështetje për vendin dhe duke thënë se aktet brutale të Hamasit i konsideron si të ISIS".
Ai u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu ndërsa ushtria izraelite tha se ishte "përgatitur" për një ofensivë tokësore në Gaza.
Dhjetëra mijë forca izraelite janë grumbulluar përgjatë kufirit me territorin palestinez dhe me Libanin, në veri të Izraelit.
Sakaq eksiston frika se një front tjetër beteje mund të hapet nëse Hezbollahu përfshihet në konflikt. Grupi mbështetet në Iran, si Hamasi, dhe është i bazuar në Liban.
Që nga e enjtja pasdite, ushtria izraelite tha se sulmi i Hamasit vrau më shumë se 1,200 njerëz, duke përfshirë të paktën 27 amerikanë, dhe la rreth 2,800 të plagosur.
Të paktën 1,417 njerëz, përfshirë 447 fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet hakmarrëse të Izraelit, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës, duke shtuar se më shumë se 6,200 të tjerë u plagosën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





