Transmetuar më 12-10-2023, 18:35

Lirohen nga qelia edukatoret që akuzohen se dhunuan 3-vjeçarin në Fushë-Kosovë.
Mësohet se edukatoret janë liruar me vendim të Gjykatës, teksa ky vendim është kundërshtuar nga familjarët e të miturit.
Ata kërkojnë që edukatoret të vazhdojnë të qëndrojnë nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Dy edukatoret janë arrestuar më 19 shtator pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.
Ato akuzohetn për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





