
Shkodër – Një grua në moshë të re gjeti vdekjen sot pasi ra nga gremina në zonën e Shalës në Shkodër.
Viktima ishte një turiste nga Gjermania, Renate Pfefferle, 31 vjeçe, raporton noa.al.
Ngjarja u mësua mesditën e sotme, kur salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate.
Lajmërimi informonte se shtetasja gjermane Renate Pfefferle 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.
Si pasojë e dëmtimeve, kjo turiste ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





