
Nga Adriatik Riza Dosti
Nuk vijme nga hiçi, ani pse vertet te vegjel si vend dhe popullsi. Kemi edhe ne ato pak arritje e suksese tonat, qe gjithsesi na bejne krenare per futbollin tone kombetar.
Si me kombetaren e madhe, si me U-21, apo edhe me klubet, futbolli shqiptar edhe pse modest nder vite, meriton vleresimin e duhur per ç’ka arritur, teksa me se shumti u ndje i veteizoluar perballe nje Europe ne shperthim.
Dhe historia nis kur me 1946, Shqiperia e vogel do te shpallej ne Tirane si kampione e Ballkanit ne nje kampionat te paharruar ballkanik, ku Jugosllavia, Rumania, Bullgaria etj. do te ishin me pas ‘violinat e para’ te vete futbollit europian.
Me 1970, Partizani do te fitonte Kupen Ballkanike mes klubeve ne ate finale te paharruar, por gjysmake ndaj bullgareve te Beroe Stara Zagores.
Me 1978, Shqiperia e U-21 do te shpallej kampione e Ballkanit duke shkaterruar ne Tirane me rezultatin 7-1 Rumanine. E perseriti kete sukses edhe me 1981, teksa mundi ne finale Bullgarine 2-1 ne Vollos te Greqise.
Nderkohe qe me 1983, Shqiperia do te ishte nder 8 me te mirat e Europes, po per ekipet Shpresa, ndersa me 1986 do te pretendoje edhe per te shkuar ne Boterorin e saj te pare. Endrren e madhe ia preu ne mes pikerisht Polonia e Bonjekut ne Tirane me ate humbje 1-0 aq te hidhur.
Me 1997, çmendurite tona politike do ta degdisnin kombetaren e Shqiperise te luante jo ne fushe te vet kunder Gjermanise e Ukraines, por ne… Granada te Spanjes.
E do te vinte viti 2000 kur po kjo kombetare Kuq e Zi do te fitonte ‘Turneun Rothmans’, nen drejtimin e nje trajneri shqiptar, te ndjerit Mehdin Zhega.
Pak vite me vone do te kishim Skenderbeun e Korçes pjesemarres ne grupet e ‘Europa League’, me 2017. Nje sukses i madh ky sigurisht jo vetem per klubin korçar, por edhe per vete futbollin shqiptar ne teresi.
Shqiperia ishte per here te pare ne historine e saj ne finalet e nje Kampionati Europian dhe kjo ndodhi ne ‘France 2016’. Absolutisht, arritja me e madhe e futbollit shqiptar deri tani.
Dy vite me pare tentuam Boterorin, por serisht ne Tirane ishte Polonia qe po me nje tjeter fitore 1-0 te hidhur per ne na i mbylli dyert e "Katar 2022".
Sot pretendojme serisht te jemi mes me te mireve te kontinentit, per here te dyte, teksa pothuajse nje kembe e nje dore i kemi ne Gjermani, ‘Euro 2024’.
Do te na duhet t’i luajme me dore ne zemer edhe tri takimet e mbetura per bileten e madhe, me Çekine ne Tirane, ne Kishinjev kunder Moldavise e po ne Tirane, ne ndeshjen e fundit kunder Ishujve Faroe, me 20 nentor . Besoj e shpresoj se do t’ia dalim. Forca Shqiperi!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





