Mendohet se ky person duke qenë në Polici, bënte edhe këtë pjesën tjetër sepse ishte goxha i fuqishëm në këtë periudhë.
Injohur si “baron i drogës”, gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar për “Top Story” se narkotrafikanti Gëzim Çela ishte personi që urdhëroi vrasjen e bankierit Artan Santo në mes të Tiranës.
Dervishi: Termin “baron i drogës” Gëzim Çela nuk e ka kot. Ai ka një histori. Gëzim Çela është një ish-polic, duhet të ketë qenë polic edhe në kohën e qeverisë Berisha 1, dhe për një kohë të shkurtër edhe shofer i një shefi Komisariati që vajti në zonën e Kurbinit dhe donte dikë nga policia në vitet 1999-2000 për të krijuar një mbrojtje.
Mendohet se ky person duke qenë në Polici, bënte edhe këtë pjesën tjetër sepse ishte goxha i fuqishëm në këtë periudhë. Aty nga viti 2005 është shkëputur nga policia dhe është marrë me këtë punë që merret. Me kalimin e kohës u bë edhe grosist, merrej me kalimin e drogës drejt Italisë dhe Francës. Unë di që ka një dënim në Itali 11 vjet dhe është kërkuar nga Franca përmes Interpolit.
Historia më e madhe e tij është në vitin 2014, në rastin e drogës në Lazarat dhe është nën rrethin e kuq edhe të DEA-s amerikane dhe e ndjek ngado.
Duma: po si ka mundësi që jeton?
Dervishi: Sepse jeton në Shqipëri. Në vitin 2014, ndërkohë që ishte e angazhuar me Lazaratin, DEA ndiqte një ngarkesë droge prej 250 kg kokainë dhe vendos që të mos shkarkohet në Durrës, por të shtyhet edhe më tej në Mal të Zi. Aty kapet.
Në këtë histori asokohe ishin të përfshirë edhe kolumbianët. Ata punojnë me garanci. Nëse kokaina kapet, ata kishin lënë garanci në një bankë në Shqipëri 2 milionë dollar që të mos dilnin të humbur shumë. Kjo garanci e lënë pikërisht nga Gëzim Çela.
Pra u kap droga në Mal të Zi, ky iu kthente kolumbianëve garancinë. Meqënse DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë paratë u kap në Rinas dhe kështu ata pësuan një humbje të dyfishtë: sasinë e drogës dhe paratë e garancisë.
Në këtë moment është goditur prej këtij njeriu një bankier në qendër të Tiranës, vetëm për t’u treguar kolumbianëve që nuk ua kam bërë unë puçin. Nuk janë fajet e mija. Prandaj ky njeri quhet “baron i drogës”.
Dhe në atë kohë ministri Tahiri ka dalë dhe ka thënë publikisht që “kjo ishte një vrasje që duhej të dëgjohej larg”, pra në Kolumbi.
Kjo është historia e tij. Mua më rezulton që ky njeri i emëronte vetë shefat e Policisë sa ka qenë në lojë deri tani, përgjithësisht. Sigurisht që nuk e firmoste ky emërimin, por ndërhynte përmes deputetëve të zonës, përmes kryetarëve të bashkive, ndërhyrje të drejtpërdrejtë tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo dikush në pushtet.
Të gjithë shefat e komisariateve kanë qenë njerëz që bashkëpunonin me këtë njeri nga halli apo nga malli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd