Transmetuar më 11-10-2023, 23:38

Spektakli "X Factor Albania" mjaft i suksesshëm në botë do të rikthehet në edicionin e tij shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur Alketa Vejsiu, e cila së bashku me Vera Grabockën kanë punuar gjatë kësaj kohe për të rikthyer spektaklin që deri tetë vite më parë kishte mundur të bënte disa edicione në median shqiptare.

Përmes një postimi në Instagram, Alketa ka bërë të ditur edhe datat kur do të mbahen audicionet.

"Jemi shumë shumë të lumtur që sjellim në ekran pas disa vitesh mungesë këtë platformë të jashtëzakonshme muzikore qe do të zbuloje talentet e reja në muzikë!

Pas shume vitesh mungese në ekranet shqiptare të programeve “Talent Show”, po ju presim kudo ndodheni, që t’ju zbulojmë juve, super star-et e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare!

”X Factor” është një produksion gjigand, është një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit.

Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojne në finalet e “live show” prane idhujve te tyre, njerëz të afirmuar të skenës!

X Factor është muzikë, është gëzim, është show, është emocion, është gare, është energji, është mundesi për të transformuar jeten përgjithmonë, është garanci suksesi për karrierën tënde artistike, është endrra qe behet realitet, eshte “arratisje” nga jeta e zakonshme, dhe integrim i menjehershem ne jeten artistike! Kushdo qe ka nje enderr dhe do qe bota ta njohe e presim te vije ne audicionet e produksionit ne Shkollat e Muzikes ne Qytetet perkatese!

Para 10 Vitesh, qe te sillja Edicionin e Pare te X Factor ne Shqiperi, ishte nje sfide per mua personalisht. Pas kisha forcën e Vera Grabockes me te cilen punoj dhe kam ndare endrrat e nje jete prej 24 vitesh! Kete ëndërr duam ta ndajme me te gjithe ju dhe fuqine Tv Klan qe beson tek forca e talentit!

Nje brigade njerezish profesioniste do te punojne per ju qe te shkelqeni! C’tju themi? Paci fatin e Dua Lipës.

Pertej argetimit, ky eshte nje format qe vlen, sepse ka nje mision! Ti jape talentit habitatin per “te shperthyer”, “emocionuar”, “frymezuar”.

Audicionet e Produksionit do te mbahen ne keto data: – 19 Tetor Shkodra – 20 Tetor Korça – 23 Tetor Vlora – 24 Tetor Durresi – 25 Tetor Elbasani – 26 Tetor Prishtina – 27 Tetor Shkupi – 31 Tetor Tirana