Transmetuar më 11-10-2023, 23:23

Iriu i cili grabiti me armë mbrëmjen e kaluar një kompani celularësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku mori 300 mijë lekë të vjetra, ka tentuar të grabisë një tjetër biznes në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Burimet bëjnë me dije se i riu ka qenë sërish i veshur me të njëjtën bluzë me ngjyrë të kuqe, me kapele dhe me syze.
Ai ka tentuar të grabisë një tjetër biznes celularësh në zonën e Kombinatit, por mesa duket këtë herë nuk ia ka arritur qëllimit.
Ai ka nxjerrë armën nga çanta ku e kishte dhe ua ka drejtuar operatoreve.
Por ato nuk kanë rënë pre e kërcënimit dhe njëra prej tyre siç shihni videon e ka nxjerrë jashtë dyqanit.
Autori nuk është kapur ende nga policia.