
BRITANI E MADHE- Një veshje ikonë e Michael Jackson do të dalë në ankand.
Bëhet fjalë pë xhaketën bardhë e zi, të cilën këngëtari e veshi në një prej reklamave të tij ‘Pepsi Generation’ në vitin 1984.
Xhaketa do të jetë në shitje që nga 10 nëntori përmes Propstore dhe sipas TMZ mund të kushtojë nga 230,000 deri në 460,000 dollarë.
xhaketa
Bashkë me xhaketën e Jackson do të jetë një foto e tij duke e veshur së bashku me Wendell Thompson, i cili u takua me yllin e ndjerë të pop-it në vitin 1980 në moshën 12-vjeçare.
Xhaketa iu dha Wedell Thompson shumë kohë më parë, babai i të cilit ishte një estetist që punonte me Michael Jackson.
Më 10 nëntor, Propstore do të nxjerrë në ankand mbi 200 artikuj muzikorë origjinalë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





