
GAZA-Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë nëntë punonjës të Kombeve të Bashkuara deri më tani, sipas një deklarate nga UNRWA, agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së, përgjegjëse për palestinezët dhe që vepron në Rripin e Gazës.
“Nëntë persona nga stafi ynë janë vrarë në sulmet ajrore në Rripin e Gazës që nga e shtuna.
Mbrojtja e civilëve është parësore, përfshirë edhe në kohë konflikti.
Ata duhet të mbrohen në përputhje me ligjet e luftës.”, thuhet në një reagim në platformën X.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 1.055 njerëz janë vrarë dhe mbi 5.000 janë plagosur.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite, foli për 1.200 të vdekur në Izrael dhe më shumë se 2.700 të plagosur.
Viktimat janë kryesisht civilë, të vrarë brenda shtëpive të tyre, në rrugë ose në një festë në natyrë.
Dhjetra izraelitë dhe qytetarë të vendeve të tjera po mbahen peng në Gaza.
Militantët e Hamasit që mbajnë peng civilë dhe ushtarë kërcënuan të hënën se do të ekzekutonin një peng për çdo shtëpi të goditur në Gaza pa paralajmërim, por të martën mbrëma nuk kishte asnjë shenjë se ata e kishin kryer kërcënimin e tyre.
9 of our @UN staffers have been killed in airstrikes in📍#GazaStrip since Saturday.“The protection of civilians is paramount, including in times of conflict. They should be protected in accordance with the laws of war.” @JulietteTouma @AP https://t.co/Bt87Djf4GM pic.twitter.com/Vxy170Y3pH
— UNRWA (@UNRWA) October 11, 2023