
“Ju pret ferri në Tiranë; në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori futbolli”, – thotë Jasir Asani në një intervistë ekskluzive për median çeke “iDNES Premium”.
Ja një pjesë e shkrimit, ku 28-vjeçari kuqezi nis betejën psikologjike në distancë, pa nisur edhe ndeshja, ndaj rivalit kryesor për kreun e grupit dhe kualifikim në finalet e “Euro 2024”:

“E konsiderojnë Arjen Robben i Shqipërisë. Dhe nëse e keni parë golin e tij të madh kundër Polonisë, e kuptoni përse ky krahasim i tij me holandezin e famshëm.
Gjithashtu, falë këtij goli Shqipëria kryeson grupin “çek” në luftën për “Euro 2024”. Për këtë duhet shqiptarët duhet t’i thonë faleminderit djaloshit me numrin 9, Jasir Asani.
Mbrëmjen e së enjtes ai do të përballet me skuadrën çeke. Në stadiumin spektakolar “Air Albania”, ku u luajt finalja e parë e Konferencës së Ligës vitin e kaluar. Aty do të jenë më shumë se 22 mijë fansa pas “shqiponjave”.
Ndonëse luan “vetëm” në Korenë e Jugut për FC Kwangju, skuadrën e vendit të tretë në këtë kampionat, ai është i domosdoshëm për kombëtaren shqiptare. Asani shënoi kundër Moldavisë dhe Polonisë. Po kështu, spikati me lojën e tij kundër Ishujve Faroe dhe në Pragë.
“A ju kujtohet barazimi i bezdisshëm 1-1 nga ‘Eden Arena’? Sigurisht, por këtë herë ne do të luajmë në shtëpi. Duam të fitojmë”, – përgjigjet “Arien Robben” i Shqipërisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





