Transmetuar më 11-10-2023, 10:58

Carlos Tevez, në një intervistë për transmetuesin "El Nueve", bëri një zbulim të bujshëm për nivelin e dobët intelektual të disa prej lojtarëve të tij. "Tre djem që kemi në skuadër, nuk do të përmend emra, më thanë që nuk dinë të mbledhin apo të zbresin.

Dhe ata luajnë në Kategorinë e Parë. Kjo është varfëri, – shpjegoi trajneri i Independientes. – Bëj një ushtrim në fushën e shpejtësisë dhe sjell si referencë temën e neuroshkencës në mënyrë që lojtarët të aktivizojnë shpejtësinë e të menduarit.

Bëj ushtrimin fizik në fushë dhe pastaj iu kërkoj të zgjidhin ushtrimin matematikor: Sa bëjnë 2+2? Disa nuk dinë si të përgjigjen”.

Duke qenë në stolin e Independientes që nga shtatori, Tevez zbuloi se synon të punësojë një mësues privat për t’i ndihmuar sportistët pas stërvitjes:

“Ideja është që të ndihmohen lojtarët të përmirësojnë performancën e tyre në fushë, por edhe jashtë saj.

Dallimi që kemi është i tmerrshëm, ne jemi të gjithë përgjegjës për këtë situatë. Të gjithë jemi përgjegjës. Ne mund t’i ndihmojmë me ushqime, me gjëra themelore, me shumë gjëra, por studimi është thelbësor.

Studimi është i nevojshëm në mënyrë që njeriu të mbrojë veten, të dijë se për çfarë flet.

Nëse nuk e kuptoni se çfarë po nënshkruani në një kontratë, është e vështirë të mbroni familjen tuaj në të ardhmen".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd