Transmetuar më 10-10-2023, 21:43

Tiranë – Frikë sonte në Tiranë, pasi në qendër, një person i maskuar dhe i armatosur ka sulmuar një biznes dhe e ka plaçkitur atë.

Ngjarja ndodhi sonte, rreth orës 20:35, në një dyqan rimbushje celularësh dhe shërbime pagesash në rrugën “Myslym Shyri”, raporton noa.al.

Mësohet se një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes.

Menjëherë më pas ai është larguar në drejtim të paditur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd