Transmetuar më 10-10-2023, 20:03

Ankara- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një sulm të ashpër ndaj SHBA-së për praninë e saj në Lindjen e Mesme dhe Siri.

“SHBA- ja po dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë pune ka aeroplanmbajtësja amerikane në Izrael?

Çfarë po vjen për të bërë? Së bashku me anijet që e shoqërojnë dhe gjithashtu me avionët që mban, do të bombardojë dhe shkatërrojë Gazën, do të ndërmarrë hapa për masakra të mëdha”, tha fillimisht presidenti turk dhe shtoi:

“Duhet ta them këtë. Sot në Siri SHBA ka mbi 20 baza. Çfarë pune kanë bazat amerikane në Siri?

Fatkeqësisht SHBA rrëzoi një dron turk. NATO dhe SHBA rrëzojnë dronin tonë. A nuk është Turqia një aleat i SHBA-së në NATO?

Kur na përshtatet, jemi partnerë. Por kur nuk na shkon nuk jemi më”.

Dhe ai vazhdoi: "Për fat të keq, për momentin të gjitha organizatat terroriste po trajnohen nga SHBA, ato po pajisen.

Dhe me këto organizata si në Siri ashtu edhe në Lindjen e Mesme, po e kthejnë të gjithë rajonin në një gjakderdhje! Le ta shohim këtë".