Transmetuar më 10-10-2023, 18:46

PALESTINË- Mes tensioneve në rritje, Hamasi ka marrë masa paraprake për luftën e sapo nisur me Izraelin.

Të paktën këtë tregojnë pamjet e një depoje, në të cilën fshihen një arsenal me raketa nëntokësore.

Disa nga anëtarët e grupit, shprehen se janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm në konfliktin e ashpër me Izraelin.

“Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t’u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë,”, kanë thënë grupi i Hamasit.

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza.

Të paktën 900 persona në Izrael dhe mbi 700 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna.

Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor.

Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd