
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 30 vjeçar shqiptar në qytezën Riva del Garda pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhër arresti ndërkombëtar për shitje droge.
I riu shqiptar ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se gjatë kësaj kohe 30-vjeçari punonte si kamerier në një hotel italian, aty ku edhe u arrestua nga policia.
Karabinierët e stacionit Riva del Garda, thanë se në përfundim të një hetimi të shpejtë, arrestuan një tridhjetë vjeçar me kombësi shqiptare i cili jetonte prej disa kohësh në qytetin buzë liqenit.
Gjithçka filloi kur në Stacionin e Karabinierëve mbërriti një shënim nga Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor i cili raportonte praninë e mundshme në Riva del Garda të një personi në kërkim.
Për të riun kishte një urdhër arresti ndërkombëtar që prej datës 23.12.2022 për shkak se ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg pasi u shpall fajtor për krime droge.
Në atë moment, policia e njohu menjëherë fytyrën e subjektit si të njohur dhe filloi të kërkonte personin që po kapej.
Ai u dërgua në burgun e Spini di Gardolo, ndërsa pret ekstradimin drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





