Transmetuar më 10-10-2023, 16:44

Një sulm ajror Izraelit ka vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit në Gaza.

Kështu u shpreh një zyrtar i grupit, i cili ka zbuluar edhe emrat e të vrarëve, raporton skynews.

Dy burrat nga zyra politike e Hamasit – Jawad Abu Shammala dhe Zakaria Abu Maamar, thuhet se u vranë në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

Javën e kaluar militantët e Hamasit kanë sulmuar papritur shtetin e izraelit, e cila gjë ka shkaktuar reagimin e forcave ushtarake Izraelit.

Mbi 1000 izraelitë janë vrarë që nga inkursioni i Hamasit, ka pohuar ambasada izraelite në SHBA.

Nga ana tjetër mbi 700 palestinezë raportohet se deri më tani kanë vdekur që nga dita e shtunë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd