Eden Hazard njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 32-vjeçare, pasi ka ndërprerë kontratën me Real Madridin para kohe. Këtë e bën të ditur vetë ai në profilin personal në Instagram: "Duhet të dëgjosh veten dhe të thuash ndalo në kohën e duhur.
Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist. Unë arrita ta realizoja ëndrrën time, luajta dhe u argëtova në shumë fusha të Europës dhe botës.
Gjatë karrierës sime kam pasur fatin të takoj trajnerë dhe bashkëlojtarë të mëdhenj, dua t’i falënderoj të gjithë për momentet e mrekullueshme. Do të më mungoni të gjithë. Falënderoj klubet për të cilat kam luajtur dhe kombëtaren belge.
Faleminderit familjes sime, miqve të mi, atyre që më këshilluan dhe atyre që më kanë qëndruar pranë në momente të mira apo të këqija. Dhe në fund faleminderit të gjithë ju fansave që më keni ndjekur dhe inkurajuar gjatë gjithë këtyre viteve. Tani është koha për të shijuar lirinë dhe provuar përvoja të reja. Shihemi jashtë fushës, miq".
Pra, Eden Hazard doli në “pension” sot. Një nga futbollistët më të fortë belgë ndonjëherë, nga të paktët e zgjedhur për të hyrë në “klubin 100” (që ka kushtuar 100 ose më shumë milionë euro), i parafundit i Real Madridit, i kaluar vetëm nga Jude Bellingham, por më i shtrenjti belg me 115 milionë euro.
Një mal me para për dikë që luajti vetëm 76 ndeshje në katër vite me “Los Blancos”, por kjo është një histori tjetër. E vërteta është se Belgjika ka përjetuar një brez të artë me zhurmë të jashtëzakonshme, vazhdimisht ndër favoritët që nga Botërori 2014 në Brazil deri në Kampionatin Evropian 2021.
Pak më pak në Katar 2022, ende një kombëtare e mirë, por sigurisht më pak e tejmbushur se apogjeu në “Rusia 2018”. Ky bBrez i artë i Belgjikës tani po “hap krahun” dhe Hazard është dëshmitar i freskët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd