
Mbrëmja e kaluar ka sjellë më në fund premierën e filmit të shumëpritur nga publiku, “Në Kuadër të Dashurisë”, që me bindje mund të themi që ishte një nga organizimet më spektakolare të bëra ndonjëherë, me personazhe të famshëm që shkëlqyen në tapetin e kuq.
Dy protagonistët e filmit, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë parakaluar gjithashtu në tapetin e kuq, teksa kanë shprehur emocionet e tyre lidhur me këtë film.
“Këtë sukses ia dedikoj atyre dy njerëzve që nuk janë këtu. Babait tim që nuk jeton më dhe nënës sime që për arsye të ndryshme nuk mund të jetë pasi gjendet jashtë Shqipërisë. Ju jam mirënjohës gjithë jetën, thjesht do doja t’i kisha aty që t’i shihja në sy dhe t’ju thosha që ja dola”, ka thënë Luizi, me zërin që i dridhej.
Luizi ka kaluar në tapetin e kuq së bashku me Kiarën, të cilët ishin kombinuar të veshur me ngjyrën e zezë për këtë event.