Tiranë- SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste ditën e sotme. Mësohet se disa prej urdhër-arresteve po ekzekutohen nga policia, e cila po kryen një megaoperacion në disa qytete në vend.
Ekzaktësisht aksioni po zhvillohet në Tiranë, Vlorë, Kurbin, Krujë dhe Durrës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka nxjerr emrat që janë shpallur në kërkim dhe që janë arrestuar nga operacioni ‘Flakë në det’.
Rrumbullaku ka theksuar se në pranga ka rënë shefi i komisariatit të policisë së Laçit Dritan Meta.
Ndërkohë që të shpallur në kërkim janë Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Muza, të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës.
Urdhër-arrestet:
Gëzim Çela- i shpallur në kërkim
Arben Dalipaj- i shpallur në kërkim
Roland Muza- i shpallur në kërkim
Dritan Meta- i arrestuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd