Transmetuar më 09-10-2023, 18:48

Shqiponja e keqtrajtuar që u raportua në Përmet nën pamjet e rënda tek vuante e balcamosur nga plagët, nuk ka arritur të mbijetojë.

Pas denoncimit shpendin e morën autoritetet për ta rikthyer në jetë, por rezultoi e pamundur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bual të Përmetit një ditë më parë, ku u bë e njohur nga një video e publikuar që tregonte shpendin e gjallë të lidhur në gardh.

Reagimet në lidhje me shpendin e keqtrajtuar u lidhën dhe faktin se shqiponja është simbol i identitetit kombëtar.

Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkuan në ndihmë kësaj shqiponjë që shihni në foto, pasi ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal.

Për këtë rast, Policia u njoftua nga shtetasja S. L., banore vendase.

Policia tha se po vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd