Transmetuar më 10-10-2023, 08:06

Polemikat vazhdojnë edhe pas Genoa-Milan. Në fund të ndeshjes, presidenti i "Grifone", Alberto Zangrillo shpërtheu:

"Po e prishin lojën e futbollit, ndërhyrja e Maignan (ndaj Ekuban) ishte vrastare. E them këtë si mjek".

Portieri i kuqezinjve iu përgjigj me një postim të ashpër në Instagram: "Zangrillo!

Fjalët kanë një kuptim. Ajo që ndodhi ishte një akt fatkeq, quaje edhe të mjerueshëm, por në asnjë rast vrastar.

Ju uroj më të mirat dhe shpresoj se në të ardhmen nuk do të duhet të përjetoni kurrë atë për të cilën më akuzuat".

Edhe Milan ndërhyri në këtë episod dhe mbrojti portierin francez:

"Ata që të njohin e dinë mirë se sa shembull i sportit dhe seriozitetit je, brenda dhe jashtë fushës. Ne jemi të gjithë pranë teje".

Milan, Maignan a Zangrillo: "Entrata assassina? Spero tu non debba sperimentare ciò di cui mi hai accusato" - foto 1

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd