
TIRANË-Policia ka vendosur në pranga ditën e sotme përgjegjësin e punimeve E.N 38 vjeç i lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur të shtunën punëtori Tonin Marku, punëtori 58-vjeçar.
Marku ra nga lartësia e pallatit dhe mbeti i vdekur në vend.
Dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Familjarët kallëzuan humbjen e tij dhe policia u vu në kërkim për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.
Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme.
Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën”.