Transmetuar më 09-10-2023, 12:21

IZRAEL- Shifra tronditëse vijnë nga Izraeli.

Të dhënat e fundit flasin për mbi 2000 te plagosur dhe mbi 700 te vrarë.

Ndërkohë shqiptarja Irena Steinova, që jeton në Izrael foli për tmerrin që po përjetojnë.

Në një lidhje të drejtëpërdrejt në tch, ajo tha se Izraeli para 25 vitesh dha urdhër që në çdo ndërtim që bëhet, apartamentet apo shtëpitë të kenë një dhomë të blinduar.

Ajo tha se nuk ka një dhomë të blinduar, por ama të gjitha shtëpitë që janë ndërtuar 25 vitet e fundit e kanë.

“Gati 25 vite më parë Izraeli dha urdhër që kur të ndërtohen godinat, çdo shtëpi të ketë dhomën e blinduar dhe njerëzit futen në dhoma.

Unë nuk kam, por të gjithë shtëpitë që janë ndërtuar 25 vitet e fundit, kanë dhoma të blinduara”-tha ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd