
PEJË- Shmanget tragjedia në një shkollë në Pejë.
Policia thotë se ka neutralizuar një 16-vjeçar i cili dyshohet se do të vriste shokët dhe shoqet e klasës.
Autoritetet kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar aktin dhe policia vijion të hetojë çështjen.
Zv.ministri i Brendshëm i Kosovës Taulant Kelmendi është shprehur:
"Jemi të indinjuar me lajmin se një 16-vjeçar në Pejë dyshohet për planifikimin e vrasjes së shokëve dhe shoqeve të klasës.
Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe.
Siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria."
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





