Transmetuar më 09-10-2023, 10:19

Kupa e Botës 2030 është ende duke u diskutuar. Spanja, Portugalia dhe Maroku u zgjodhën si mikpritës të kompeticionit golbal, duke shkaktuar shumë pakënaqësi.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Granadës, që e barazoi 2-2, duke humbur vendin e parë në klasifikim, trajneri i Barcelonës, Xavi, kritikoi vendimin e FIFA-s: “Nuk është një gjë normale zhvillimi i Botërorit në shumë vende, por nëse vendosin kështu…”

Më tej, spanjolli ka nominuar edhe stadiumin Bluagrana për të pritur finalen e Botërorit 2030: “Stadiumi ‘Camp Nou’ do të jetë me kapacitetin më të madh, pse jo?”

Në Barcelonë ka ankth lidhur me gjendjen e Robert Lewandowskit. Polaku u lëndua në ndeshjen e Champions League kundër Porto. Xavi tha për ish-lojtarin e Bayern Munich:

"Një humbje shumë e ndjeshme, si ato të Raphinha, Pedro dhe De Jong. Ai është lojtari ynë më vendimtar, Robert është një lider. Zëvendësuesi i tij? Joao Félix dhe Ferran Torres mund të luajnë në atë pozicion".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd