Transmetuar më 09-10-2023, 09:50

Humbja kundër FC Cincinnati shuajti shpresat e Inter Miami për të marrë pjesë në "play-off" e MLS. Klubi i Floridës do t’i japë fund një sezoni katastrofik në kampionat kundër Charlotte, teksa skuadra e Martinos zë vendin e parafundit në MLS. Ky sezon u shpëtua pjesërisht nga kupat, mes fitores së Kupës së Ligës dhe finales së humbur në Kupën e SHBA.

Mirëpo, e ardhmja e Leo Messit, i cili u rikthye në fushë kundër Cincinnatit pas dy javësh mungesë për shkak të lëndimit, nuk vihet në dyshim. Me një vit tjetër në kontratën e tij, argjentinasi ka rritur interesin në MLS në mënyrë eksponenciale dhe do të qëndrojë tek Inter Miami edhe sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, hipoteza e një huazimi gjatë dimrit mbetet opsion, kur kampionati amerikan do të jetë pushim, sipas asaj që ndodhi me kampionët e tjerë në të kaluarën, mbi të gjitha David Beckham, i cili është pronar i Inter Miami.

Rikthimi i përkohshëm i Messit te Barcelona është një skenar romantik, por jo i lehtë për t’u materializuar. Vetë Tata Martino ishte i çekuilibruar në këtë drejtim, duke u shprehur ironik në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj Cincinnati: “Po më pyesni nëse Messi do të shkojë te Barcelona? Ndoshta për të shëtitur, për argëtim apo si turist. Nëse më thoni kështu ka të ngjarë. Nuk di gjë tjetër…”