
Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 436, thanë zyrtarët palestinezë të hënën, ndërsa Izraeli godet territorin e izoluar dhe me popullsi të dendur me sulme ajrore në përgjigje të sulmit të Hamasit.
Mes viktimave janë 81 fëmijë dhe 61 gra, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza.
Rreth 2,271 njerëz janë plagosur në Gaza, duke përfshirë 244 fëmijë dhe 151 gra.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në Izrael është rritur në më shumë se 700, tha të dielën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të hënën se e ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburanteve.
Izraeli e kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën bregdetare të saj, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të futen brenda pikave kufitare dhe të dalin jashtë tyre.
Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.