Transmetuar më 09-10-2023, 08:27

IZRAEL-Ushtria e izraelite ka njoftuar zyrtarisht mëngjesin e sotëm se janë goditur më shumë se 500 objektiva në drejtim të grupeve militante të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Prej dy ditësh forcat izraelite kanë kryer luftime dhe sulme ajërore e tokësore në drejtim të militantëve të Hamasit. Forcat ushtatarake kanë arritur të depërtojnë në disa zona kryesore të militantëve.

“Gjatë natës, avionë luftarakë të IDF (ushtrisë izraelite), helikopterë, avionë dhe artileri goditën mbi 500 objektiva terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës”, tha ushtria në një deklaratë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd