
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohem ë 15 tetor mund të shtyhet dhe shkak për këtë është bërë situata e luftës në Izrael.
Raportohet se UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë e shterjes së të gjitha ndeshjeve të Izraelit, mes të cilave edhe ajo me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Asnjë konfirmim mbi këto raportime nuk ka ardhur ende, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-së.
“Jemi duke e pritur vendimin e UEFA-s”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Kujtojmë se mes Izraelit dhe Palestinës po zhvillohen luftime të ashpra, teksa deri më tani janë konfirmuar rreth 1 mijë viktima.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





