Qeveria shqiptare ka mbështetur Izraelin në konfliktin e fundit mes Hamasit dhe Izraelit.
‘Shqipëria qëndron me IZRAELIN.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët.’- ka publikuar Rama në profilin e tij në Facebook.
Aktualisht ka shqetësim të shtuar për konflikt masiv në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Pyetja kryesore tani është nëse Izraeli do të nisë një sulm tokësor në Gaza, një lëvizje që në të kaluarën ka sjellë viktima të shumta. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se Hamasi “do të paguajë një çmim të paprecedentë”. Por ai paralajmëroi se “kjo luftë do të marrë kohë. Do të jetë e vështirë”.
Hamasi tha se gjatë natës kishte vazhduar të dërgonte forca dhe pajisje në “disa vendndodhje brenda territoreve tona të okupuara”.
Izraeli goditi 426 objektiva në Gaza, sipas ushtrisë izraelite.
UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Palestinezët, tha se më shumë se 20,000 palestinezë u larguan nga rajoni kufitar i Gazës për të shkuar më tej brenda territorit dhe për t’u strehuar në shkollat e OKB-së.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd