
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prezantoi sot propozimet për Reformën Zgjedhore, gjatë një takimi që zhvilloi në Fierit me mbështetësit e PD-së, në këtë qytet.
Basha u shpreh se një nga propozimet kryesore ka të bëj me listat e hapura, me qëllim që votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
Ai shtoi se një tjetër problematikë që duhet zgjidhur është barazia e votës, teksa bëri thirrje që numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin.
Basha vijoi duke thënë më tej se vota e diasporës po ashtu duhet të kthehet në realitet, ndërsa tha se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
Gjithashtu theksoi Basha, ne propozojmë që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Propozimet kryesore për Reformën Zgjedhore, prezantuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha:
1 – LISTA TË HAPURA Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
2- BARAZIA E VOTËS Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
3- VOTA E DIASPORËS Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
4 – PRESIDENT NGA POPULLI Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





