Transmetuar më 07-10-2023, 20:01

Dëmtim shumë i rëndë për Chris Basham gjatë pjesës së parë në ndeshjen mes Fulham dhe Sheffield United në Premier League.

Lojtari i skuadrës mike ka lënduar kyçin e këmbës së majtë pas një përplasje me kundërshtarin dhe kocka e kyçit ka dalë nga pozicioni normal.

Këmba e mbrojtësit është thyer teksa ai po luftonte për një top.

Imazhet treguan mënyrën në të cilën këmba e Basham u përdrodh dhe se si të gjithë e kuptuan menjëherë se ishte një dëmtim ndryshe nga ato të zakonshmit.

Lojtari doli i oksigjenuar nga fusha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd