Transmetuar më 07-10-2023, 15:12

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka folur për DAZN para ndeshjes kundër Bologna: “Calhanoglu është i fortë në gjithçka, por ka edhe një fazë të shkëlqyer mbrojtëse, e cila ndoshta mua më mungon për momentin. Çdo ditë më jep këshilla, jam jam i lumtur që kam një të tillë pranë”.

Ndërkohë, i intervistuar nga “Inter TV”, mesfushori shqiptar bëri prognozën e ndeshjes së radhës në Serie A:

“Kemi parë disa video të Bologna. E dimë se po merr rezultate të shkëlqyera, nuk ka pësuar gol në disa ndeshje, por ne kemi punuar shumë dhe do të bëjmë më të mirën”.

Dy mbrojtjet më të mira në përballjen e Serisë A. Çfarë sfide prisni?

Ne e dimë që edhe ata luajnë futboll të mirë, por do të japim maksimumin për këtë ndeshje, sepse do të jetë e vështirë.

Tashmë vjen pushimi në kampionat prej kombëtareve…

Ndeshjet si kjo janë thelbësore, veçanërisht sepse luhen në sytë e tifozëve tanë. Më pas do të nisemi për në ekipet kombëtare, kështu që sot do të luajmë për tri pikët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd