
José Luis Chilavert është dalluar gjithmonë për deklaratat e tij kontroverse. Këtë e ka demonstruar edhe me qëndrimin e tij të fundit në rrjetet sociale, duke kundërshtuar formulën e FIFA-s për t’i zhvilluar finalet e Botërorit 2030 në 6 vende dhe tri kontinente.
Në fakt, pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohen në Spanjë, Portugali dhe Marok, por si fillim jashtë kontinentit europian, në nderim të 100-vjetorit të këtij kompeticioni.
“CORRUPBOL e çoi finalen e ‘Copa Libertadores’ në Europë, tani edhe finalen e Kupës së Botës 2030. Një dështim total, Amerika e Jugut meriton respekt.
Kjo Kupë Bote duhet të zhvillohet në Uruguaj, ku nisi rrugëtimin, meqë do të jetë jubileu i 100-të. Aty ku është Domínguez, është një dështim total”, – deklaroi ish-portieri i shquar.
Uruguaji është vendi ku u mbajt Kupa e Botës në vitin 1930, e para në radhë, dhe ku ai kërkon që të mbahet edicioni i festimeve të 100-vjetorit. E vërteta është se nuk mundet Uruguaji ta presë i vetëm një kompeticion të tillë.
Që nga ai publikim, Chilavert ka qenë shumë aktiv në profilin e tij “X”, ka shpërndarë mesazhe të shumta, disa vërtet mosrespektuese ndaj Alejandro Domínguez, president i CONMEBOL. Përveç kësaj, ai ndau një artikull të “La Nación” me mesazhin: "Dështimi total i CORRUPBOL".
Chilavert, i cili luajti në Kupat e Botës 1998 dhe 2002 me Paraguajin, është një figurë unike në futbollin e Amerikës së Jugut.
Tani ai po sulmon ashpër CONMEBOL, ndoshta në një mënyrë të tepruar.
Sipas kritereve të ish-portierit, Kupa e Botës 2030 në tërësi duhet të luhet në kontinentin e tij, por ai, të paktën do të ketë mundësinë unike për ta parë një ndeshje në Asunción.