
Mbrojtësi i majtë Alejandro Balde (19 vjeç) rinovoi së fundi kontratën me Barcelonën për pesë sezonet e ardhshme, deri në vitin 2028.
I riu në fjalë i bashkohet klubit të përzgjedhur të futbollistëve të Barçës, që kanë klauzolë përfundimi të kontratës prej 1 miliard euro.
Deri më tani, tetë lojtarë të Barçës e kishin këtë klauzolë shumëmilionëshe për të shmangur interesimin nga klubet e tjera.
Balde bëhet lojtari i nëntë që e ka këtë klauzolë stratosferike lirimi në kontratën e tij.

1. Alejandro Balde
Kontrata deri në vitin 2028
Mbrojtësi i majtë (19 vjeç) është anëtari i ri i klubit të Barçës me klauzolën 1 miliardëshe. Ai është "blinduar" për pesë sezonet e ardhshme.

2. Ansu Fati
Kontrata deri në vitin 2027
Më 20 tetor 2021, Ansu Fati (20 vjeç) rinovoi kontratën e tij me Barcelonën deri më 2027. Presidenti Laporta i vendosi klauzolë lirimi prej 1 miliardë euro për të shmangur interesimin nga ekipet e tjera.

3. Ferran Torres
Kontrata deri në vitin 2027
Ferran Torres (23 vjeç) nënshkroi për Barçën më 28 dhjetor 2021, duke pasur klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

4. Rafinha
Kontrata deri në vitin 2027
Anësori brazilian (26 vjeç), i ardhur verën e vitit të kaluar te katalanasit, me kontratë deri më 2027, mbrohet edhe ai me klauzolë prej 1 miliard euro.

5. Jules Koundé
Kontrata deri në vitin 2027
Mbrojtësi francez (24 vjeç) iu bashkua Barçës verën e vitit të kaluar. Edhe atij iu vendos klauzola e lirimit prej 1 miliard euro për ta mbrojtur.

6. Pedri González
Kontrata deri në vitin 2026
Mesfushori kanarian (20 vjeç) ishte i pari që u "markua" me klauzolë lirimi prej 1 miliard euro në historinë e Barçës.

7. Ronald Araujo
Kontrata deri në vitin 2026
Araujo (24 vjeç), kapiteni i tretë aktual i Barçës, rinovoi kontratën me klubin blaugrana në prill 2022 dhe gjithashtu përfshiu në të klauzolë lirimi prej 1 miliard euro. Mesfushori i ri u prezantua me stil në "Camp Nou" dhe tregoi lumturinë e tij për rinovimin e kontratës deri në vitin 2026.

8. Gavi
Kontrata deri në vitin 2026
Në rinovimin e tij të fundit, Gavi (19 vjeç) nënshkroi me klauzolë lirimi prej 1 miliard euro, shenjë e qartë kjo e ndjenjës së përkatësisë ndaj Barcelonës.

9. Noah Darvich
Kontrata deri në vitin 2027
Talenti i ri gjerman ishte lojtari i fundit i Barcelonës që nënshkroi me klauzolë lirimi prej 1 miliard euro dhe i pari që e bëri këtë pa qenë lojtar i ekipit të parë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





