
Superylli i Al-Hilal, Neymar, kishte arsye të tjera për të qenë i gëzuar jashtë fushës këtë fundjavë, kur njoftoi lindjen e vajzës së tij me të dashurën Bruna Biancardi.
"Mavie mbërriti për ta plotësuar jetën tonë, – shkroi ylli brazilian i futbollit në mediat sociale herët në mëngjes, të shtunën. – Mirë se erdhe, bijë! Ju jeni tashmë shumë e dashur për ne. Faleminderit që na zgjodhe!”
/i.s3.glbimg.com/v1/AUTH_59edd422c0c84a879bd37670ae4f538a/internal_photos/bs/2023/Z/0/FoQIz4QICQ3vgE5Xx2Ew/neymar-bruna-mavie.png)
Imazhet e lumtura tregojnë çiftin duke buzëqeshur dhe puthur vajzën e tyre. Kuptimi i emrit të gëzimit të çiftit është "jeta ime", tha Biancardi.
Njoftimi tërhoqi një mori urimesh nga të famshëm dhe fansa në mbarë botën. Al-Hilal, të cilit iu bashkua në verë nga gjiganti francez PSG, e uroi atë për ardhjen në jetë të vajzës pak minuta pas njoftimit.

Çifti njoftoi se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku në prill. Biancardi dokumentoi udhëtimin e saj të shtatzënisë në llogarinë e vet në rrjetet sociale.
Lojtari ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas. Pritja e Neymar në kryeqytetin saudit, veçanërisht nga fansat e Al-Hilal, ka qenë e madhe. Ai është përshtatur mirë me ekipin e ri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





