Transmetuar më 06-10-2023, 23:28

Një nga kometuesit më të njohur të rrjetit në Itali, Lorenzo Delle Femmine ka vdekur papritur në moshën 40 vjeçare nga një atak kardiak teksa luante me fëmijët e tij.

Influencuesi i njohur i rrjetit me videot e tij, është dërguar me urgjencë në spital të hënën pasi kishte pësuar atakun në shtëpi.

Lorenzo, baba i tre fëmijëve i njohur ndryshe si ‘Mister Pella Pazzo’ shpërndante shpesh video nga jeta e tij familjare për më shumë se 1.7 milionë ndjekësit.

Bashkëshortja e tij e shtangur Assunta, e cila ishte shpesh pjesë e videove të tij, konfirmoi vdekjen e pashpjeguar me një postim në rrjetin Instagram.

Me sa kuptohet Lorenzo ishte duke luajtur me fëmijët në apartamentin e tyre në Casalnuovo di Napoli kur tragjikisht nisi të ndjehej keq.

Assunta shkruante më herët në njoftimin e saj në TikTok: “Mirmëngjes të gjithëve. Lorenzo nuk ndjehet mirë, ai do t’ju njoftojë sapo të rekuperohet në spital”.

Por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën disa orë më vonë.

Protagonisti i rrjeteve sociale kishte qenë disa javë më herët në spital për një infeksion, por askush nuk priste që ai të vdiste pa asnjë paralajmërim.

Për fat të keq vdekjet e papritura e të pashpjeguara janë shpeshtuar 2-3 vitet e fundit, aq sa faqe interneti janë krijuar për dokumentimin e tyre si #diedsuddenly dhe kërkimin e përgjigjeve, të cilat deri tani nuk i jep askush.

Në videot e tij Lorenza shfaqte jeten familjare, apo sendet luksoze si makinat sportive e kostumet e shtrenjta.

Fansat e tij i bënin homazhe duke kujtuar mikun e tyre zbavitës: “Tani na bëj për të qeshur në parajsë, Lore”, tha një prej tyre.

Një tjetër shtonte: “Në këtë moment ndjej dhimbjen e familjes tënde. Fluturo lart”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd