Mediat greke kanë publikuar detaje të tjera nga vrasja e gjashtë turqve në Luotsa të Greqisë si pjesë e një lufte mes bandave të trafikut të armëve, drogës dhe vrasjeve me pagesë në Turqi.
Mësohet se grupi prej gjashtë vetash u fut në kurth nga një person, i cili ishte i besuari i tyre.
Më parë, ai u kishte nxjerrë atyre një foto para shtëpisë ku po rrinin.
Dhe duket se atë foto ua ka dërguar armiqve për t’i bindur se janë të gjithë aty për të marrë edhe miratimin për vrasjen.
Më pas, ai u ka dërguar atyre një SMS duke shkruar: Baza juaj është zbuluar, ‘ikni urgjentisht nga aty’!
Disa minuta më pas shkon me makinë aty dhe i merr për t’i dërguar në vendin ku u ekzekutuan.
Policia greke ka arrestuar personin në fjalë, ndërsa ka zbuluar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë edhe momentin e fotos.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd