Transmetuar më 07-10-2023, 07:28

José Mourinho nuk lë askënd indiferent. Ish-trajneri i Real Madridit, tashmë në stolin e Romës, zakonisht është në qendër të polemikave.

Pikërisht këto të fundit duket se i shijon. Dhe e ka bërë të qartë së fundi në një intervistë për “Sky Sports”:

"Duhet të pajtohem me ata që thonë se nuk jam i përulur. Kam arritur shumë suksese, sepse kam pasur fatin të punoj në ekipe të mëdha, me buxhete të mëdha. Po kështu, kam punuar edhe në ekipe të tjera, ku të fitoje ishte një mrekulli".

Konkretisht, Mourinho ka rishikuar listën e titujve të fituar me skuadra që në letër nuk janë ndër favoritët e kompeticioneve në të cilat, me të në pankinë, kanë arritur suksese:

“Kam fituar Ligën e Kampionëve me Porton, që padyshim është një arritje e madhe, me 9 lojtarë portugezë në formacion”.

Mourinho ka rishikuar edhe një anekdotë qesharake nga koha e tij në krye të Interit, me të cilin fitoi tripletën historike:

"Në Kiev e lëndova veten duke shkelmuar një tavolinë masazhi. Bëra sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por ndjeva shumë dhimbje. U zemërova shumë atë ditë në pjesën e parë.

I thashë ekipit tim: Mos u ktheni në dhomat e zhveshjes duke qarë ose me kokën në duar, sepse deri tani nuk keni bërë asgjë. Dua të ktheheni të vdekur nga lodhja, pavarësisht rezultatit".

Referenca është një ndeshje e fazës së grupeve të Champions League 2009-2010, e cila përfundoi 2-1 në favor të Interit.

Mbi fillimet e tij: “Futbolli hyri në shtëpinë time tri orë pasi linda. Babai im luajti për Victoria Setubal. Kur u informua për lindjen time dhe njoftoi ekipin se po largohej, shokët e tij të skuadrës e ndiqnin”.

Rreth lamtumirës së tij ikonike nga zikaltrit, pas fitimit të tripletës: “Materazzi ka të drejtë kur thotë që nëse do të kisha qëndruar, nëse do të kishim qëndruar të gjithë bashkë edhe për 2 apo 3 vite të tjera, do të kishim fituar tri Liga Kampionesh me Interin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd