Transmetuar më 06-10-2023, 12:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin ku është qëlluar me breshëri plumbash ndaj banesës së Skënder Likës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Sanxhak ndërsa mësohet se vetëm para pak muajsh kësaj banese iu vendos lëndë plasëse.

Nga ngjarja pati dëme të shumta materiale nga shpërthimi i fuqishëm.

Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me disa krime të ndodhuar vitet e fundit në zonën e Kurbinit.

Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit.

Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Në lidhje me ngjarjen e sotme, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd