
Tiranë- Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kudnër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nuk dihet ende arsyeja se përse Gaçi është paraqitur në SPAK, ndërsa kujtojmë se shpesh ai është akuzuar nga opozita për shumë vepra penale.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme Fredi Beleri ka depozituar një kallëzimin në SPAK ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe Jorgo Goro.
Beleri ngre akuza se kryetari në detyrë i kësaj Bashkie, Jorgo Goro i ka dhënë tokë në Himarë Olta Xhaçkës.
Xhaçka ishte Ministre e Evropës dhe Punëve të Jashtme që nga janari 2021, kur u zëvendësua nga Igli Hasani.
Më parë ajo shërbeu si Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Shqipëri nga marsi 2017 deri në gusht 2017 dhe si ministre e Mbrojtjes nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2020.
Padia e Fredi Belerit:
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi.
Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.
Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj.
Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë.
Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





