Transmetuar më 05-10-2023, 14:40

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate për rezolutën mbi ngjarjet në Kosovë. Në Kuvend nuk kanë munguar edhe incidentet fatmirësisht pa pasoja.

Teksa në foltore fliste kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një prej punonjësve të Kuvendit u pengua. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar dhe Berishës, i cili pyeti punonjësen nëse ishte mirë, ndërsa mes batutës tha se ishte syri i keq i socialistëve ai që rrëzoi.

“Ça ndodhi? Je mir/. Syri i keq nga ata përpara (Deputetët e PS) edhe syrin se kanë të mirë ata. Ta them unë (qeshin në sallë)”, tha Berisha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd